Inflacioni në Gjermani në nivelet më të larta që nga viti 1992

Inflacioni në Gjermani kapi vlera rekord në nëntor në 5.2 për qind nga viti në vit, duke arritur nivelin më të lartë që nga qershori 1992 dhe ndoshta kulmin e tij vjetor. 

Sipas shifrave të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane, treguesi i çmimit të konsumit u nxit nga një rritje e kostove të energjisë me 22.1 për qind gjatë një viti, mungesa e mallrave dhe një efekt mekanik i lidhur me normën e TVSH-së, përkohësisht e ulur në vitin 2020. 

Gjatë një muaji, norma e inflacionit është ulur me 0.2 për qind. 

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve, që shërben si pikë referimi në nivel evropian, ka shënuar një rritje prej 6 për qind gjatë një viti, duke bërë atomizimin e objektivit të BQE-së për inflacionin në 2 për qind në Eurozonë. 

“Shumë nuk prisnin rritje çmimesh të këtyre përmasave në vjeshtë”, pranoi Isabel Schnabel, anëtare e bordit ekzekutiv të BQE-së. 

Në tregtinë me pakicë, çmimet e mallrave u rritën në përgjithësi me 7.9 për qind, me një rritje prej 4.5 për qind të çmimeve të ushqimeve. 

Rritja në shërbime është 2.8 për qind. 

“Sapo të arrihet kulmi i tij, inflacioni duhet të ulet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm dhe t’i afrohet objektivit prej 2 për qind të BQE-së”, shtoi Schnabel. 

Sipas saj, ngushticat që mundojnë industrinë globale pritet të përthithen dhe çmimet e energjisë nuk do të vazhdojnë më të rriten me të njëjtin ritëm. 

Për më tepër, efekti i rritjes së TVSH-së në Gjermani këtë vit do të zhduket nga janari 2022. 

Go to TOP