Inflacioni në Amerikë po bie përtokë

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shënon rënie të dukshme.

Janë çmimet e konsumit që kanë rënë në nivelin më të ulët vjetor që prej marsit 2021, thonë të dhënat e Byrosë së Statistikave të Punës.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të shportës së të mirave dhe shërbimeve, ka shënuar rritje për vetëm 4 përqind në muajin maj.

Kjo përfaqëson një rënie të dukshme nga prilli ku norma ka qenë 4.9 përqind.

Maji është muaji i 11 me radhë që shkalla e inflacionit ka regjistruar rënie.

Go to TOP