Ilir Daja prezantohet si trajner nga Dinamo e Tiranës

Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës.

Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te “Nëndetësja Blu”, ekip me të cilin më parë ishte shpallur kampion.

Emërimi i tij si shef i shtabit teknik ka ardhur vetëm dy ditë para derbit të madh kundër Partizanit.

Daja ka drejtuar edhe ekipe të tjera të njohura në Shqipëri, përfshirë Dinamon, Besën e Kavajës, Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Partizanin.

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari ka pasur një karrierë të suksesshme në futbollin kosovar, ku me Ballkanin ka fituar tre tituj kampioni, Kupën dhe Superkupën, si dhe duke marrë pjesë në fazën e grupeve të Conference League.

Go to TOP