Ilaçet për kolesterinën mund të kenë edhe efekte anësore!

Nëse jeni duke marrë ilaçe për kolesterinë, duhet ta dini këtë

Ndër ilaçet e ndryshme për uljen e kolesterinës në gjak, statinat janë ato që shpesh përshkruhen dhe më pas pacientët zakonisht duhet t’i marrin ato gjatë gjithë jetës së tyre.

Domethënë, nëse përdorimi i tyre do të ndërpritet, kolesterina do të kthehej në nivele të larta shumë shpejt, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, edhe pse janë shumë efektive, këto ilaçe ndonjëherë shkaktojnë edhe efekte anësore.

Veç tjerash, këto përfshijnë dhimbje të fshikëzës, urinë të turbullt ose të errët, ose gjak në urinë. Gjithashtu, shfaqet nevojë e shpeshtë për të urinuar, por edhe ndjesi djegieje.

Në disa njerëz, dhimbje koke, marramendje, të përziera, madje edhe dobësi fizike dhe lodhje janë të mundshme.

Pacientët ndonjëherë ankohen për dispepsi, qoftë kapsllëk apo diarre.

Patjetër duhet të flisni me mjekun tuaj për efektet anësore në mënyrë që ai të vlerësojë nëse terapia duhet të ndryshohet.

Statinat zakonisht merren në mbrëmje, sepse gjatë natës është prodhimi më i madh i kolesterolit në organizëm. Megjithatë, edhe për kohën e marrjes së këtyre barnave, konsultohuni me mjekun.

Go to TOP