Idrizi: Mungesa e të drejtave në punë, arsye e largimit të të rinjve

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, vlerësoi se njëra nga arsyet kryesore për migrimin e të rinjve jashtë vendit, është mungesa e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

E për ndalimin e këtij trendi, Idrizi theksoi se Qeveria është dashur ta zbatojë ligjin e punës, përfshirë këtu edhe investimet në zhvillimin e kapaciteteve.

“Pse po ikin rinia? E para është mbrojtja e drejtave të punës e punëtorëve në sektorin privat. Unë kam filluar ta zbatoj një rregullore për të dielën ta kenë pushim, por më është dashur ta kthej në ridraftim. Së pari është dashur të zbatohet ligji i punës, këtë duhet ta bëjë Qeveria, për shkak se ka ardhur në pushtet me politika sociale. E dyta është investimi në zhvillimin e kapaciteteve. Unë kam pritur që së paku 200 milionë euro do i ndajë për vitin 2023 në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve dhe në hapjen e vendeve të punës”, deklaroi Idrizi.

Derisa shtoi se tanimë është evidente që në kohët e krizave globale, përfituesit më të mëdhenj janë vendet e varfra për shkak të fuqisë së lirë punëtore.

Go to TOP