Ideja e Napolit, Alberto pasues i Zielinskin-it

Luis Alberto raportohet se në fund të këtij sezoni, pritet ta mbyll aventurën me Lazion, por jo edhe nga Serie A.

Alberto sipas mediave italiane, shihet pasues i Zielinski te Napoli.

‘Napolitanët’ tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për Zielinski, i cili duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘Diego Maradona’.

Ideja e fundit e Napolit për të zëvendësuar Zielinski thuhet se është as-i i ‘lacialëve’.

“Luis Alberto është ideja e fundit e Napolit për të zëvendësuar Zielinski sezonin e ardhshëm”, shkruajnë mediet italiane.

Drejtuesit e Napolit mësohet së shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e lojtarit, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të mirë tek Lazio. 

Go to TOP