Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat: Ja si Sali Berisha rrëzoi Fatos Nanon, i vetmi që përfitoi nga vrasja e Azem Hajdarit: Ishin në armiqësi të jashtëzakonshme

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar edhe vendimin e Apelit për dënimin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit. Avokati Idajet Beqiri shprehet se Sali Berisha në atë kohë shfrytëzoi situatën për të nxjerrë në pritë Azem Hajdarin. Idajet Beqiri shprehet se Sali Berisha ishte i vetmi që përfitoi nga vrasja e Azem Hajdarit pasi e kishte rival direkt për të marrë drejtimin e partisë Demokratike.

“Ai që e nxori në pritë, ishte edhe ai që përfitoi nga vrasja e Azem Hajdarit. Vetëm Sali Berisha përfitoi. Berisha përfitoi se bëri grushtin e shtetit, përfitoi se gjatë gjithë kohës thoshte “Nano ik” dhe do rrëzojmë Nanon dhe e rrëzoi. Kështu që vetëm Berisha ishte përfitues. E treta dhe kryesorja ishte se Berisha hoqi rivalin sepse Azem Hajdari kërkoi që të kandidonte për kryetar të partisë Demokratike. Ka qenë këmbëngulja e madhe e Izetit dhe marrëdhënia që kishte me Azem Hajdarin që i tha lërë të kandidojë prapë Berisha, se kur ra nga pushteti donte ta merrte partinë Demokratike Azemi. Saliu e shikonte si rival Azem Hajdarin dhe nuk ka pasur kurrë asnjëherë marrëdhënie të mirë me Azem Hajdarin dhe kanë qenë në armiqësi të jashtëzakonshme dhe më i interesuari për t’u vrarë Azemi ka qenë Saliu.”, u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri në emisionin “Shqip”.

Go to TOP