Ibrahimoviq zgjat kontratën me Milanin

Zlatan Ibrahimoviq ka vendosur të vazhdojë kontratën me Milanin.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili ka thënë se suedezi do të luajë edhe për një sezon në “San Siro”.

Ibrahimoviq ka pësuar një lëndim në gju dhe rikuperimi i tij do të zgjasë 6/7 muaj por ai do të pranojë pagë më të ulët.

Ndryshe, suedezi gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 8 gola më Milanin.

Go to TOP