Ibra mbështet Djokovic: Nuk duhet të kushtëzohen nga vaksina që të shkojnë në punë

Sportistë të shumtë të njohur e kanë përkrahur Novak Djokovic ditët e fundit pas largimit të tij nga Australia, ndërsa tani i ka ardhur nga Zlatan Ibrahimovic.

Në një intervistë për “Le Journal du Dimanche”, Ibrahimovic tha se ai e mbështet Djokovic.

Gazetari e ka pyetur se çfarë mendon për situatën e Gjokoviqit dhe nëse duhet të vaksinohet dhe Zlatan kësaj pyetjeje i është përgjigjur duke e pyetur se pse është vaksinuar.

“E kam bërë për të mbrojtur veten dhe njerëzit që më rrethojnë”, u përgjigj gazetari.

“Pra, ju nuk jeni vaksinuar për punë, por për shëndetin. Vaksinimi për arsye shëndetësore është një gjë, dhe vaksinimi për të qenë në gjendje të luajë në një turne tenisi është diçka tjetër. Të gjithë ata që janë vaksinuar e bëjnë këtë sepse besojnë se do ndihmojini kundër kurorës, por secili ashtu ka të drejtën e mendimit të tij. Njerëzit nuk duhet të kushtëzohen nga vaksina që të shkojnë në punë”, tha Ibrahimović dhe shtoi.

“Unë u vaksinova sepse besoj se vaksina do të më mbrojë, dhe jo se mund të shkoj në punë apo të luaj futboll”, tha Ibrahimovic.

Go to TOP