Ibishi: Të arrestuarit për spiunazh kanë qenë të rrezikshëm

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar arrestimet e sotme të të dyshuarve për spiunazh. Ai në “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se ka pasur edhe arrestime të më hershme për spiunazh, por jo të shqiptarëve.

“Fatkeqësisht kjo ndodhi, dhe ka ardhur si rezultati i përcjelljes dhe ofrimit edhe për arrest edhe të prokurorit, njëkohësisht edhe Policia e Kosovës ka zbatuar këtë urdhëresë duke ofruar provat e nevojshme për inkriminimin e tyre në këtë veprimtari”, ka thënë ai.

Ibishi tha se të dy kanë qenë të rrezikshëm.

“Njëri si doganier ka shërbyer në kufi dhe ka pasur mundësi të kontakteve të vazhdueshme. Edhe zyrtari policor, gjithandej sistemi i komunikimit. Por mendoj që të dytë kanë qenë të rrezikshëm edhe në kuptimin e mbledhjes së  informacionit për nevoja të shërbimit sekret serb por edhe aspekte tjera destruktive, por edhe diskredituese edhe për misionin e NATO-s, KFOR-in, dhe UNMIK-un.

Në pyetjen se a  pritet që të dalin edhe persona të tjerë si bashkëpunëtorë të BIA-së, Ibishi tha se se do të ketë edhe raste tjera.

“Por tani e kemi një shërbim funksional që e ka përformancën dhe kapacitetin. AKI para së gjithash ka bërë një bashkëpunim të mirëfilltë me partnerët tanë strategjik në këmbimin e informacionit me vendet fqinje dhe kanë kontribuar në shumë raste të tjera si  në ofrimin e informacioneve të klasifikuara që është rrezikuar edhe një personalitet i vendit fqinj dhe tentativa për grusht-shtet nga ana e ekstremistëve serbë në Mal të Zi dhe tentim atentati në kryeministrin e atëhershëm Gjukanoviq. Pra më këtë dua të them se nuk është vetëm në aspektin nacional aspekti i zbulimit, por edhe çështja e bashkëpunimit të mirëfilltë edhe në aspektin ndërkombëtar. Pra çështja e këmbimit të informacionit , përpunimit analitik dhe dërgimit të institucionet përkatëse që bëjnë zbatimin e asaj duke filluar nga qeveria dhe ato të sigurisë e bëjnë këtë me një profesionalizëm të besuar”, tha mes tjerash Nuredin Ibishi.

Go to TOP