IAMN/ Lista Serbe do të shuhet më 26 maj – Vuçiq po përgatitet për një nismë të re politike në Kosovë(VIDEO)

Vuçiq po përgatitet për një lëvizje të madhe politike në Kosovë, kjo përkon edhe me shuarjen e aktivitetit te Listës Serbe në veri të vendit, ka thënë Fatmir Sheholli nga IAMN në një intervistë për Kosova.nfo

Sheholli tha se pritet të ketë një lëvizje të madhe politike në veri të vendit, e cila do të fillojë më 26 maj në një tubim të madh në Beograd, ku nga ky tubim do të themelohet edhe një “Iniciative Politike” nga të gjitha partitë politike serbe në Kosovë dhe nga shumë organizata dhe institute të ndryshme që veprojnë në veri.

“Më 26 maj është një tubim i madh në Beograd, ku Vuçiq do ta bëjë nje levizje te madhe politike, në këtë tubim do ta bëjë publiket edhe themelimin e një “Lëvizje Popullore Serbe” në Serbi dhe në Kosovë, ku kjo duket se korrespondon me shuarjen e aktivitetit politik të listës serbe në Veriu, në të cilën do të bashkohen të gjitha partitë politike, lëvizjet e ndryshme, iniciative dhe grupet e tjera, dhe do të ketë mosregjistrim të tyre në KQZ”.

Sheholli ka thënë se pa dashur të bëj paralele me situatën e viteve ’90, situata ishte e njëjtë, ku veprimet e shqiptarëve ishin të njëjta kur të gjithë lanë punën dhe themeluan një lëvizje demokratike të quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila i ka futur shpirtin në fyt atij pushteti dhe në fund doli fituese, tha Sheholli.

Sheholli tha gjithashtu se janë bërë shumë gabime me vendime të pamatura, të cilat e kanë sjellë Kosovën në këtë situatë, ishte pikërisht problemi i targave kur Amerika kërkoi dhjetë muaj afat për targa dhe qeveria nuk e përfilli këtë kërkesë të Amerikës, pikërisht këtu fillon pushimi dhe largimi nga institucionet.

Sheholli ka përmendur edhe premtimin e Kurtit i cili kishte  thënë se nuk do të bisedojë me Beogradin zyrtar, por me serbët lokal, por deri më sot kryeministri Kurti nuk ka vizituar asnjë nga katër komunat serbe në veri dhe as ato në pjesën tjetër të Kosovës, në veri ndoshta nuk është një situatë që mund të vizitohet ndonjëra nga komunat, por në komunat si Shtërpca, Kllokoti, Parteshi dhe komunat tjera mund të vizitohen pa ndo një problem, por Kurti nuk e bëri, vazhdojë të bisedoj me  Beogradin zyrtar kundër premtimeve që kishte dhënë. /Kosova.info

Go to TOP