Abazoviq s’bie në grackë: Mali i Zi dhe BE, 501 milionë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë intervistë për televizionin shtetëror serb, RTS, ku ka folur për raportet mes dy vendeve dhe shumë çështje të tjera.

Gjatë intervistës, Abazoviq është provokuar nga moderator, duke provuar që Malin e Zi ta vendosë në grupin e vendeve aleate të Rusisë

“Që kur di për veten, malazezët, ne [Serbia] dhe Rusia jemi 200 milionë. Ai janë këto shifra sot?”, i është drejtuar gazetari atij, dhe Abazoviq ka dhënë këtë përgjigje: Numrat e ditëve të sotme janë: Ne dhe Evropa, 501 milionë”.

Që aty Abazoviq ka thënë se Mali i Zi solidarizohet me Ukrainën e cila është duke u përballur me agresionin rus që nga 24 shkurti.

Go to TOP