“Ia vendos dorën në shpinë secilit që takohet”, PDK në Malishevë i reagon Limajt pasi tha se mori mbështetjen e Familjes Kilaj

PDK në Malishevë ka bërë një reagim kundër kreut të Nismës Fatmir Limaj, i cili të shtunën njoftoi se ka marrë mbështetjen e familjes së Isni Kilajt, që aktualisht ndodhet në Hagë. Sipas PDK-së, Limaj po keqpërdorë procesin e Hagës dhe po përdorë emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, për të përfituar politikisht.

Por, PDK në Malishevë thotë se “qytetarët e Malishevës tashmë e kanë kuptuar “qëllimin fisnik” të Limaj. Ngarendjet e tij teposhtë-përpjetë, lokal më lokal, odë më odë, vendosja e dorës në shpinë me secilin që takohet, janë veprime tashmë demode, jashtë kohës. Janë lodhur njerëzit me këtë lloj të bërit politikë. Është barrë për qytetarin ta përballojë këtë lloj aktrimi me vite të tëra”.

Go to TOP