I vdes babai pak orë para ‘El Clasicos’, Flick do të jetë në krye të ekipit
Në kampin e Barcelonës mbizotëron zi pak orë para derbit të madh ndaj Real Madrid, pas ndarjes nga jeta të babait të trajnerit Hansi Flick.
Klubi katalanas ka shprehur ngushëllime të thella për trajnerin dhe familjen e tij, duke theksuar se i “gjithë komuniteti blaugrana ndan dhimbjen në këtë moment të vështirë dhe është pranë tij me mbështetje të plotë”.
Pavarësisht tragjedisë familjare, Flick ka informuar drejtuesit e klubit se do të jetë në krye të ekipit dhe do të drejtojë Barcelonën në ndeshjen e sotme të ‘El Clasico-s’.
