I shpërthen Facebook’u – Mefi i VV’së tha se i kanë shkruar 3 mijë veta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur rreth raportimeve se e ka punësuar vëllain në konkursin e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai tha se nuk është kontaktuar nga askush para publikimit të lajmit.

E për këtë lajm, Bajqinovci tha se ka pranuar rreth 3 mijë mesazhe në rrjetin social “Facebook”, nga persona që e kanë parë këtë lajm.

“Mbi tre mijë persona më kanë shkruar në “Facebook” se qysh e ke punësuar vëllain. A e dini ju që 8 orë ka qëndruar lajmi ‘vëllai i Mefail Bajqinovcit’ punësohet në KEK. Pastaj kur e kam bërë këtë reagimin sepse më ka thirr edhe vëllai nga Amerika dhe më ka thënë se çfarë është kjo punë. Pastaj unë e kam publikuar. Kjo shpifje që unë do të ju drejtohem organeve”, tha ai.

Deputeti i VV-së, deklaroi se vëllai i tij jeton në Kanada dhe nuk ndodhet në Kosovë.

“Vëllai im Arianit Bajqinovci jeton në Kanada. Nuk jeton këtu. Shkrimi është tendencioz dhe për këtë më është dëmtuar reputacioni personal dhe familjar, sepse në gjithë 3 mijë SMS që kam pas dje dhe sot e kanë parë njerëzit sepse e dinë se kush jam unë”, ka thënë ai.

Ai tregoi se si në këtë konkurs ka aplikuar djali i axhës së tij, por që sipas Bajqinovcit nuk është pranuar.

“Nuk e kam asnjë familjarë në punë, asnjë. Djali i axhës ka aplikuar dhe nuk e kanë pranuar në KEK. Agron Bajqinovci ka aplikuar dhe nuk është pranuar sepse nuk i ka plotësu kushtet dhe e kanë larguar. E qysh tash unë vëllain pa e pas këtu fare e kanë shkruar që e kam punësuar”, potencoi ai.

Go to TOP