I mituri ther me thikë një tjetër në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan

Dje është arrestuar një i mitur në Gjilan, pasi dyshohet se e ka goditur me thikë një tjetër të mitur.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në kampusin e shkollave të mesme.

“VRASJE NË TENTATIVË, Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Go to TOP