I konfiskohen 4 mijë fishekë një shtetasi serb, Sveçla thotë se është punëtor i integruar nga strukturat paralele në MMPHI

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në pikën kufitare në Jarinjë është naluar një shtetas serb, të cilit i janë konfiskuar 4 mijë fishekë.

Sipas Sveçlës, i njëjti është punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

“4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë. Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, ka shkruar Sveçla.

Go to TOP