‘I kafshova organin gjenital dhe…’/ E reja rrëfen tmerrin: Ja si shpëtova nga përdhunimi

Një e re në SHBA ka treguar tmerrin e përdhunimit. Rasti ndodhi në Kaliforni ku viktimë ka qenë një 35-vjeçare.

Mediat vendase raportojnë se gruaja ishte sulmuar nga Darrell Waters, 46 vjeç, i cili pasi e dhunoi fizikisht e detyroi atë t’i bënte seks oral. Sipas raportimeve, gruaja arriti të shpëtonte vetëm pasi i kafshoi organin gjenetal 46-vjeçarit.

Duke folur “Daily Star”, ajo ka treguar se si ndodhi ngjarja, duke treguar se sulmi kishte ndodhur teksa ajo kishte lënë punën dhe kishte nxjerrë për shëtitje dy qentë e sa. Ajo ka treguar se teksa po ecte në park, dikush e goditi nga pas.

Ajo tha: “Unë u rrotullova në tokë dhe po vazhdoja të përpiqesha ta luftoja këtë person. Në një moment ai më kishte në shpinë me gishtat e tij rreth qafës, dhe më mbajti shumë afër dhe po më mbyste. Ai më kërcënoi duke më thënë se nëse vazhdoja të bërtisja do më viste”.

“Unë luftova si e çmendur – bëra gjithçka për ta larguar këtë person nga vetja. I kafshova gishtat, u përpoqa ta largoja nga vetja.”- vazhdoi ajo.

Kalvari i mundimshëm zgjati për 30 minuta.

Marissa shtoi: “Ai më kërkoi që të bëja seks oral me të, ky ishte momenti kur e kafshova penisin e tij sa më shumë që të mundesha, përpiqesha ta kafshoja atë me shpresën se ai do të ikte”.

Marissa arriti të vraponte në një shtëpi aty pranë dhe të bindte një banor që ta lejonte të hynte dhe të telefononte 911.

Darrell Waters, 46 vjeç, u arrestua pas sulmit. Policia tha se ai u lirua nga paraburgimi vetëm disa orë para se të akuzohej për Marissa, pasi ishte mbajtur për një akuzë të vogël kundërvajtëse.

Tani ai është kthyer në paraburgim pa asnjë shpresë për lirim me kusht.

Go to TOP