I gjithë qyteti i Lipjanit mbetet nesër pa ujë të pijshëm
Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se nesër i gjithë qyteti i Lipjanit do të mbetet pa ujë për pesë orë radhazi.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga ujësjellësi “Prishtina”.
Ndërprerja do të bëhet nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00.
Me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit.
