Hysni Gucati vjen në Kosovë, shkon ta vizitojë nënën e tij të sëmurë

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka arritur në Prishtinë.

Ai ka shkuar në Klinikën e Onkologjisë për të vizituar nënën e tij të sëmurë.

Gucati është liruar me vendim të gjyqtarit paraprak.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Kolegji i Apelit ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për Hysni Gucatin për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim dhe në paraburgim të Dhomës së Specializuar. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Specialja.

Gucatit para pak kohësh i kishte vdekur babai, me ç’rast ai kishte udhëtuar nga Haga për t’u gjendur pranë familjarëve të tij.

Go to TOP