Hungaria nuk e mbështet propozimin e BE-së për mbrojtjen e përkohshme për refugjatët ukrainas

Hungaria nuk e ka mbështetur propozimin e Komisionit Evropian për të dhënë mbrojtje të përkohshme për njerëzit që ikin nga Ukraina.

“Ka rregulla të qarta për azilin tashmë në fuqi dhe Hungaria do t’i japë statusin e refugjatit të gjithëve”, tha shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, të enjten.

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën dhënien e mbrojtjes së përkohshme njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë, duke përfshirë një leje qëndrimi dhe qasje në punësim dhe mirëqenie sociale.

Go to TOP