Humb një gjashtë vjeçare në Prishtinë

Një fëmijë gjashtë vjeçare ka humbur sot në Prishtinë.

“Vrojtuesit e Lagjes” kanë publikuar fotografinë e gjashtë vjeçares, Melika Imshiti, teksa kanë lutur qytetarët në qoftë se e takojnë të lajmërohen në Polici.

“Urgjente, luten banorët e lagjes Ulpiana në Prishtinë, në rast se rastisin në një vajzë e moshës 6 vjeçare e quajtur Melika Imshiti le të shkruajnë ju lutem. Për shkak të mungesës së ngrohjeve orari mësimor ka përfunduar një orë më herët dhe vajza në fjalë ka dalur nga shkolla ‘Hasan Prishtina’ rreth orës 15:20 dhe familja nuk mund ta gjejnë. Ju lutem në ndihmë”, thuhet në njoftim.

Rasti tashmë është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Go to TOP