Humb jetën një këmbësor në Gjilan, u godit nga vetura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një këmbësor ka vdekur dje në Gjilan si pasojë e goditjes nga një automjet. 

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari nga pakujdesia ka goditur këmbësorin të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”,ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP