Hoxha: Zgjedhjet mund të ndodhin gjatë pranverës, nuk shoh rrugëdalje tjetër

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të ndodhin shumë më shpejt se në vjeshtë, teksa theksoi se të njëjtat mund të mbahen gjatë sezones së pranverës.

Kështu tha ai në RTV Dukagjini, teksa shtoi se nëse nuk mbahen zgjedhjet, Qeveria e Kosovës do të jetë në presion të shtuar.

“Parashoh që zgjedhjet mund të ndodhin më shpejt se në vjeshtë, mund të ndodhin gjatë pranverës sepse nuk shoh që ka rrugëdalje tjetër”, tha ai.

Sipas tij, ndonëse ka pasur progres të çështja e targave dhe energjisë, Hoxha thekson se nuk sheh progres të shpejt në pikën bazë e që sipas tij është Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

“Unë po shoh zbatim të marrëveshjeve të kaluara ose copëza të caktuara të marrëveshjeve që nuk kanë të bëjnë me planin franko-gjerman. Kemi zbatim të dy marrëveshjeve që janë jashtë marrëveshjes bazë. Ndonëse ka pasur progres te targat dhe energjia, nuk shoh se do të kemi progres të shpejtë në pikën bazë që është Asociacioni, pranimi i Serbisë që e ka pranuar marrëveshjen franko-gjermane. Serbia do të vazhdojë të sabotojë tërësinë  e marrëveshjes, Kosova do të hezitojë që të kryejë detyrën e saj parësore e që kjo është zbatimi i Asociacioni”, tha ai

Ndërkaq, lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës pa viza që nga një janari, Hoxha e cilëson si një lajm të mirë.

“Liberalizimi i cili është dashur të ndodhë shumë më herët ka qenë segregues i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për vite të tëra, ka ndodhë shumë mirë që ndodhi, është lajm i mirë sepse na bjen në rrafsh të barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka kuptim që të liberalizohen vizat dhe Spanja të mos e pranojë një gjë të tillë, për më shumë një proces në të cilën Serbia e bën një njohje të tillë. Arsyeja pse Spanja nuk e njeh Kosovën nuk ka të bëjë me pikëpamje antishqiptare, antikosovare, ka të bëjë me idenë e secesionit”.

“Te energjia, mirë është që po paguhen faturat por kjo e arritur është me një kosto të lartë e që është marrëveshja me Elektroserverin, ne i kemi dhënë goxha shumë Serbisë në mënyrë që ta kemi këtë zgjidhje të kësaj situate. Është marrëveshje e vështirë për t’u konsideruar si e dobishme”, tha ai.

Go to TOP