Hoxha i xhamisë ‘Shaban Jashari’ në Skenderaj del para xhematit me plis në kokë
Një numër i madh i qytetarëve të komunës së Skenderajt kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit.
Namazi u fal në xhaminë që mban emrin e heroit Shaban Jashari, babait të komandantit legjendar, Adem Jashari.
E veçanta në këtë xhami ishte se hoxha doli para xhematit me plis me shqiponjë në kokë.

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.
Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
