Hoti: ZRrE duhet të marrë vendim për mënyrën si të kompensohen qytetarët
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi politike lidhur me vendimin për rritje të tarifave të energjisë elektrike i cili u anulua edhe nga Gjykata e Apelit.
Hoti madje ka ngritur çështjen për kompensim të konsumatorëve që kanë paguar më shtrenjtë.
“Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRrE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët”.
“Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike”.
