Hoti, Qeverisë: Para festës së vitit të ri, ua paguani edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e buxhetit për borxhin e KOSST-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në Veri.

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se kjo “është qeverisje se jo mahi”.
“Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan”.

“Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat”.

Go to TOP