Hoti: Fundin e keni afër, nuk qeveriset me demagogji
Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se “me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike”.
Sipas tij me “demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër”.
“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër. Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti në Facebook.
