Horoskopi i datës 28 gusht 2024 nga Christine Haas
Dashi
Gjatë kësaj dite gjërat nuk do ecin përherë ashtu si doni ju dhe do mërziteni në disa raste. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do ketë ndikim shumë të madh nga planetët. Herë do jeni në humor të mirë dhe herë do konfliktoheni për gjëra të kota me partnerin. Ju beqarët do flirtoni gjithë kohës me disa persona që në fakt nuk ja vlejnë. Kujdes mos bëni gabime. Jeta profesionale nuk do shkojë sipas planeve. Nuk do i arrini dot objektivat dhe mundet të konfliktoheni me personat që keni rreth e rrotull. Financat menaxhojini me përkujdes në mënyrë që gjithçka të ecë më së miri.
Demi
Kjo sitë do jetë e mrekullueshme për ju dhe kjo falë Marsit dhe Hënës që do ndikojnë pozitivisht. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi dhe komunikimi që do keni me partnerin do jetë i adhurueshëm. Të gjithë do ju shohin me zili dhe do ju kërkojnë edhe këshilla sesi arrini të mbani një marrëdhënie kaq perfekte me atë që keni në krah. Edhe ju beqarët do jeni shumë të privilegjuar. Në punë, më në fund, do përfundoni disa projekte me rëndësi dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Ja që me durim dhe pak përpjekje mund të arrihet shumë. Financat bëni mirë t’i menaxhoni me shumë kujdes sepse po ju dolën nga duart do keni probleme serioze.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do reflektoni gjatë para se të veproni dhe asgjë e keqe nuk do iu ndodhë. Për ju të dashuruarit gjithçka do ndodhë si me magji dhe emocionet e kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Ju beqarët do ndihmoheni nga Jupiteri. Më në fund do afroheni më tepër me personin që pëlqeni dhe do ja shprehni ndjenjat në një mënyrë të veçantë. Në punë mund të kaloni edhe ndonjë peripeci, por gjithmonë do dini si t’ia dilni mbanë. Besimi në vetvete dhe këmbëngulja janë dy pikat më të forta që keni. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni shumë bujarë dhe të gatshëm për t’i bërë të qeshi personat rrethe rrotull. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë pozitive. Do jeni më optimistë dhe nuk do futeni aspak në debate me atë që keni në krah. Ju beqarët do joshni dhe do josheni në çdo moment. Edhe sikur të doni ju nuk do e shmangnin dot krijimin e një lidhjeje. Në punë do kërkoni me ngulm të ndryshoni rrjedhën e gjërave dhe mund të bëni edhe sakrifica për këtë gjë. Me shpenzimet tregohuni të moderuar dhe keni për ta parë që do i shmangni problemet serioze.
Luani
Gjatë kësaj dit duhet patjetër të fiksoni disa rregulla strikte që ta ndryshoni situatën, pasi gjërat nuk do jenë të lehta. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë tejet e vështirë. Nuk do merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër. Ju beqarët do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Puna do vazhdojë po njësoj për të gjithë, përveç atyre që janë në fushën e mjekësisë. Mundet të merrni edhe një pozicion të ri falë arritjeve të fundit. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime të panevojshme të cilat do mund ta tronditnin situatën.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do jeni shumë optimistë, por edhe të ndjeshëm. Ju të dashuruarit do zgjoheni me optimizëm dhe dëshirë për të rregulluar çdo problem. Do flisni më hapur me partnerin dhe do arrini të zgjidhni mosmarrëveshjet. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për takime dhe nuk do e kufizoni veten nga asgjë. Kështu ata do i shtoni mundësitë për të filluar lidhje serioze. Në punë do keni konflikte të njëpasnjëshme me disa kolegë për mënyrën sesi do e vijoni një projekt të nisur bashkërisht. Vetëm ndërhyrja e miqve të përbashkët do iu bëjnë të reflektoni. Financat do jenë goxha të mira dhe do arrini të kryeni çdo nevojë.
Peshorja
Edhe pse do keni shumë presion nga jashtë gjatë kësaj dite, do arrini ta menaxhoni si duhet situatën dhe nuk do gaboni. Jupiteri dhe Marsi do sjellin fat me shumicë për ju të dashuruarit. Do jeni të logjikshëm, të kujdesshëm dhe tej mase shprehës. Ju beqarët do keni ndryshime në jetën tuaj. Për ju shumë gjera do ndryshojnë ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Një epror do iu vrojtojë me kujdes dhe mund t’iu bëjë disa propozime interesante. Mendohuni pak para se të jepni përgjigje. Edhe financat kanë për të qenë të mira pasi në çdo moment do shpenzoni me plan dhe largpamësi.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jenë emocionet që do iu dominojnë dhe mund të bëni edhe gjëra të pamenduara me kujdes. Sektori i dashurisë nuk do ketë asnjë ndikim të drejtpërdrejtë nga yjet. Herë pas here mund të debatoni me partnerin dhe në disa momente do ndiheni të trishtuar. Ju beqarët do keni takime, por nuk do ndiheni ende plotësisht gati për të hedhur hapa të mëdha. Në punë ambienti do jetë shumë i këndshëm. Do merreni vesh mirë me kolegët dhe së bashku mund të arrini gjëra të mëdha. Mund të merrni edhe detyra të reja. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Nëse gjeni mënyrën e duhur të menaxhimit të të ardhurave gjendja do përmirësohet pafundësisht disa ditë më vonë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni më të aftë për të ndërmarrë sfida dhe asgjë nuk do iu ndalë të bëni atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje, pasi keni kaluar momente të vështira me partnerin, sot gjithçka do rregullohet dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni ende të vetmuar mund të keni vetëm mundësi për flirte dhe për lidhje afatshkurtra. Ende nuk do vijë koha juaj më me fat. Në punë keni për të marrë vendime të rëndësishme që do ndryshojnë tërësisht rrjedhën e gjërave. Një kapitull i ri ka për të filluar për ju. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më strikte që gjendja mos përkeqësohet më tepër sesa është.
Bricjapi
Do zgjoheni me optimizëm gjatë kësaj dite dhe do i shihni ndryshe gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do fillojë të stabilizohet goxha pas disa masave që keni marrë. Nuk do jeni më kokëfortë dhe do i pranoni edhe kritikat që do ju bëhen. Ju beqarët do jeni ende të palogjikshëm dhe ka rrezik të vazhdoni të hidhni hapa të gabuara. As sot nuk do jetë dita më e përshtatshme për ju. Në punë do iu dalin para goxha sfida me të cilat duhet të përballeni. Nëse e shihni që vetë nuk ja dilni dot, më mirë kërkoni ndihmë nga kolegët ose këshillohuni me shefat. Çdo ndihmë sado e vogël për ju do jetë e vyer. Buxhetin fatmirësisht do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do gjendeni në vështirësi.
Ujori
Gjatë kësaj dite do dini çfarë do doni të bëni dhe do bëni përpjekjet tuaja për t’i arritur. Askush nuk do iu bëjë të ndryshoni mendim. Nëse keni një lidhje, edhe pse marrëdhënia me partnerin ka qenë e shkëlqyer kohët e fundit, ju nuk duhet t’i besoni verbërisht partnerit dhe të bëni atë që do ju thotë ai. Shmangni lëndimet e mëvonshme. Nëse jeni beqarë mundësi për takime do keni, por duhet të tregoheni sa më të logjikshëm që të mundeni. Në punë do iu vendosin në krye të një projekti dhe të gjithë do iu mbështetin. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Me paratë do i keni punët mirë dhe situata ka për të mbetur nën kontroll.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të organizuar, më largpamës dhe më të logjikshëm se më parë. Për ju të dashuruarit kane për te ndodhur shumë gjëra të jashtëzakonshme. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni gati ta pranoni propozimin e dikujt dhe do filloni një lidhje serioze. Në punë nuk do jeni më sipërfaqësorë si dikur. Do i shihni gjërat më me kujdes dhe do vendosni rregull. Edhe nëse para pak kohësh ishit mërzitur dhe kishit menduar të shkëputeshit nga kompania, sot do ndryshoni mendim. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Lërini për më vonë disa investime dhe mos shpenzoni shuma të mëdha.