Hisen Berisha: Sot për situatën në veri është dashur të na raportojë ambasadori amerikan, jo kryeministri jonë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se sot Kuvendi është dashur ta ftojë në raportim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, dhe jo kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Për veriun është dashur të na flasë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sepse ai ka më shumë informata për veriun sesa vetë kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Hiseni.
Ai i ka bërë këto komente pas deklaratës së gazetarit gjerman, i cili ka deklaruar se “Kurti i ka thënë që e ka shtyrë marrëveshjen pas informatave që ka marrë nga Hovenier”, pjesë kjo që nuk është publikuar kur ka dalë intervista.

Menjëherë pas kësaj është deklaruar Kurti, i cili ka thënë se nuk është çudi që “ambasadori amerikan të ketë më shumë informata për situatën në veri sepse ka ambasadë edhe në Kosovë, edhe në Serbi, dhe si ushtrinë e ka në Kosovë”.

Go to TOP