Hidhet shorti për Final 8 Kupën e Kosovës – derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës

Në bazë të Rregullores së Kupës së Kosovës, Sistemit të Bergerit pas 14 xhirove të zhvilluara në ART Motion Superligë, është hedhur shorti për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Në çerekfinale, Golden Eagle Ylli si lider i tabelës do të përballet me vendin e fundit në renditje Dritën.

Takim shumë interesant pritet mes Trepçës dhe Rahovecit, dy skuadra që synojnë të fitojnë trofeun e çmuar të Kosovës.

Në çerekfinale do të përballen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Sigal Prishtina. Këto dy skuadra u përballën edhe për Superkupë, ku pejanët depërtuan në gjysmëfinale. Sfidat mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe kësaj radhe në garat e Kupës.

Rivalët lokalë Prizreni 16 dhe Bashkimi do të takohen në çiftin e fundit çerekfinal. Të dy skuadrat synojnë të kalojnë në gjysmëfinale.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 Shkurt 2022, kurse turneu do të zgjasë deri më 13 Shkurt 2022. Fituese aktuale e Kupës është Sigal Prishtina.

Në gjysmëfinale do të përballen fituesit e çiftit Golden Eagle Ylli-Drita me Prizreni 16-Bashkimi, si dhe Trepça-Rahoveci me Peja-Sigal Prishtina.

Çerekfinalet

Golden Eagle Ylli – Drita

Trepça – Rahoveci

Peja – Sigal Prishtina

Prizreni 16 – Bashkimi

Go to TOP