Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Ranillug, s’ka të lënduar

Një shtetas i Serbisë ka njoftuar Policinë e Kosovës së në lokalin e tij i cili është jashtë përdorimit në Ranillug, është hedhur një mjet shpërthyes.

Sipas policisë, mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë granatë dore.

“Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia, rastin e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Go to TOP