Debati për shaminë, Haradinaj: Mosdeklarimi i partive është flirtim me tendencën e islamit politik

Meliza Haradinaj, ish-Ministre e Jashtme, ka kritikuar partitë politike për mos reagimin e tyre rreth debatit për lejimin e shamisë në shkolla.
Haradinaj përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mosdeklarimi i partive politike është mungesë guximi dhe flirtim elektoral me tendencën e islamit politik.

“Mosdeklarimi i partive politike kosovare për çështjen e shamisë është mungesë guximi politik, dhe flirtim elektoral me tendencën e islamit politik. Evitimi i pjesëmarrjes në këtë debat publik ua mundëson përfaqësuesve të këtyre të fundit të dominojnë diskursin antisekular në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP