Ten Hag lavdëron Ronaldon: Do të shënojë shumë gola, është afër ta arrijë formën më të mirë

Manchester United ka marrë fitoren e parë në Ligën e Evropës, pasi ka mposhtur Sheriff Tiraspol me rezultat 0-2.

Jadon Sancho nga loja e hapur dhe Cristiano Ronaldo nga penalltia ishin realizuesit e golave për Djajtë e Kuq.

Për yllin portugez ky ishte goli i parë këtë sezon me fanellën e United.

E për të ka folur trajneri Erik Ten Hag, duke thënë se Ronaldo do të shënoj shumë gola dhe është afër të arrijë formën më të mirë.

“Ai do të shënojë më shumë gola. Ronaldo është shumë afër të arrijë formën optimale dhe do të vazhdojë të shënojë më shumë”.

“Është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij projekti, plotësisht i përkushtuar ndaj këtij ekipi, i përfshirë plotësisht, ju këtë mund ta shihni qartë në fushë dhe unë për këtë jam shumë i kënaqur”, u shpreh Ten Hag.

Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë muaj e United, pasi do të luajnë ekipet kombëtare dhe sfida me LEeds United e paraparë për tu zhvilluar në fundjavë është shtyrë. 

Go to TOP