Hetemi pret në Leposaviq Ademin, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka pritur të shtunën në këtë komunë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kështu ka bërë të ditur Hetemi përmes një postimi në Facebook, i cili bëri të ditur se kanë memorandum bashkëpunimi.

“Sot prita në Komunën tonë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ç’rast vizituam disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve”.

“Me FFK-në sot po ashtu nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre tereneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje”, thuhet tutje në njoftimin e Hetemit.

Go to TOP