Hendboll, Kosova e luan të shtunën ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare në rërë

Pas përgatitjes disaditore, Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë është e gatshme për debutim në Lojërat Mesdhetare në rërë.

Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë ndaj Italisë, ndërsa zhvillohet të shtunën prej orës 15:00.

Lojërat Mesdhetare në rërë mbahen në Heraklion të Greqisë, ku dardanët kanë qëndruar për disa ditë.

Të premten ekipi i drejtuar nga Veton Hajrizi kishte ndeshje stërvitore me Greqinë.

Go to TOP