Helikopterin rus goditet nga raketa ukrainase, shpërthen në ajër (VIDEO)

Një video e re shfaq momentin kur predha ukrainase hedhë në erë helikopterin e ushtrisë ruse.

Ishte raportuar të hënën për rrëzimin e një helikopteri tjetër të rusëve. Por, kësaj radhe bëhet fjalë për fluturaken e tipit KA-52.

Në videon amatore shfaqet momenti kur helikopteri që po fluturonte, goditet nga raketa dhe shpërthen në ajër.

Akoma nuk dihet lokacioni i saktë se në cilën pjesë të Ukrainës ka ndodhur ky sulm, por shkatërrime të makinerisë luftarake ruse po ndodhin çdo ditë e më shumë në Ukrainë.

Sipas Kievit, ukrainasit kanë arritur që qindra helikopterë, aeroplanë e dronë të rusëve të shkatërrojnë nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet evropian.

Në anën tjetër, Rusia si pasojë e kësaj ka filluar me tërheqjen e trupave të saj nga rajone të ndryshme – nga frika se mund të rrethohen dhe ta pësojnë keq.

Go to TOP