Haziri: Në vend të zgjedhjeve të lira, në veri do të ketë krizë të re

Për zgjedhjet në veri, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha për Front Online se nga këto zgjedhje do të fillojë një krizë e re.

Ai thotë se Qeveria ‘Kurti’ nuk është e aftë ta stabilizoj situatën në veri.

“Kjo qeveri është e paaftë me stabilizuar gjendjen jo vetëm në veri, por natyrisht se po shihet që paaftësia është evidente në gjithë vendin. Ajo që mundet me u quajt aftësi e kësaj qeverie është destabilizimi dhe burimi i krizave. Tani me janë caktuar numri i madh i krizave. Në vend të zgjedhjeve të lira, për pushtet lokal në katër komunat, sigurisht që do ketë një krizë të re”, u shpreh Haziri.

Haziri foli edhe për takimin e djeshëm të Petkoviqit dhe Bislimit në Bruksel.

Ai tha se në takim beson që është folur çështja e veriut, pasi sipas tij, situata atje lidhet me marrëveshjen.

“Në takimin e Brukselit ka qenë çështja e implementimi të marrëveshjes së Ohërit dhe natyrisht që do të bisedohet për normalizim të veriut sepse vet kjo marrëveshje në thelb e ka normalizimin e veriut të Kosovës”, theksoi Haziri.

Go to TOP