Haziri kujton bashkëveprimtarin e pavarësisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka rikujtuar me një postim prekës veprimtarin e shquar të këtij subjekti ish kryetarin e Istogut Haki Rugova.

“Hakiu ishte personalitet i veçantë, i vendosur, vizionar e këmbëngulës në qëndrimet e tij. Mbi të gjitha bashkëpartiak i pakompromis i rrugëtimit politik, institucional e rugovist.

Ky rrugëtim politik e në shërbim të qytetarëve nuk e ndali deri në vdekje.

Tash një vit, LDK-ja humbi aktivistin e orëve të para që me bashkëveprimtarë të mëdhenj trasuan rrugën për liri, pavarësi e demokraci. Qoftë i përjetshëm, kujtimi për Haki Rugovën!”, shkruan Lutfi Haziri. /Kosova.info/

Go to TOP