Haziri i tregon Abazoviqit pse Kosova nuk e pranon Ballkanin e Hapur

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri ka treguar pse Kosova nuk e pranon iniciativën ‘Ballkani i Hapur’, pasi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se Kosova ka më së shumti interes të jetë pjesë e çdo iniciative rajonale.

Haziri thotë se Kosova nuk e pranon ‘Ballkanin e Hapur’ për shkak se Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk i pranojnë kufijtë e Kosovës.

“Në Open Ballkan është problem i kufijve të Kosovës, përderisa kufijtë e Kosovës nuk janë pranu nga dy republika Serbia e Bosnja e Hercegovina, ky problem nuk mundet me u përballu”, tha Haziri.

Tutje ai tha se duhet të gjendet një mënyrë që Serbia ta njeh në mënyrë eksplicite kufirin e Kosovës.

“Duhet me u gjet një formulë që Serbia e njeh në mënyrë ekspliciti kufirin e Kosovës. Formula e Open Ballkanit është plus 3 minus 3 barazon shkon me zero. Na jemi tri shtete pjesëmarrëse e tri shtete kundërshtuese. Tash Abazoviq e ka sinjalin pro takimit të ardhshëm”, shtoi Haziri.

Go to TOP