Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra dhe shpresë për ditë më të mira

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë në festën e Krishtlindjes.

Ajo ka uruar që kjo ditë të jetë e mbushur me gëzim, harmoni dhe bekime.

“Gëzuar Krishtlindjen! Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim, harmoni dhe bekime për ju dhe të dashurit tuaj. Le të sjellë ngrohtësi në zemra dhe shpresë për ditë më të mira.”, ka shkruar ajo.

Go to TOP