Haxhiu: Shumë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë gratë, kanë dështuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se kanë dështuar shumë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë jetën e grave, ndërsa tha se ekziston potenciali që të ndryshojë kjo gjendje.

“E vetëdijshme jam që shumë prej institucioneve që kanë përgjegjësi për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave kanë dështuar ta bëjnë atë – për shkak të mosveprimeve apo veprimeve të gabuara të tyre. Prandaj duhet t’i thërrasim në përgjegjësi çdo institucion”, u shpreh ajo.

“Kemi një potencial të madh si shtet dhe shoqëri, po u bëmë bashkë do të nderojmë një shtet dhe shoqëri ashtu siç të gjithë e duam të paktën shumica prej nesh. E kundërta do të na mbajë përherë me vështirësi me mungesë të drejtësisë, me rritje të kriminalitetit, dhe me një dështim kolektiv të cilin nuk  e duam dhe nuk mund ta pranojmë”, tha mes tjerash Haxhiu.

“Prandaj të zotohemi që ditëve dhe muajve në vijim të sjellim rezultate pozitive e jo ditë të zeza në kalendarin që shënon dhunën, vrasjen e viktimave, shumë nga cilat rrjedhin edhe si pasojë e mosveprimit të duhur institucional”, shtoi ministrja.

Go to TOP