Haxhiu nesër shpërndan certifikatat për kandidatët që e kaluan Provimin e Noterisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër do të shpërndajë certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Noterisë.

Sipas njoftimit, shpërndarja do të bëhet me fillim të orës 10:00.

Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave do të mbahet në Amfiteatrin e madh në ndërtesën e Qeverisë, ish objekti Rilindja.

Go to TOP