Hashim Thaçi vjen në Kosovë, gjendet në Burojë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, po qëndron në Burojë.

Ai është liruar për disa orë nga Gjykata Speciale, pasi gjendja shëndetësore e nënës së tij nuk është e mirë.

Media ka siguruar disa pamje nga fshati Burojë ku është shtëpia e prindërve të Thaçit.

Aty shihen forca të shtuara të EULEX-it, por edhe disa qytetarë që janë mbledhur në afërsi.

Go to TOP