Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, Rama: Dihet që Spanja ashtu e ka hartën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu është përgjigjur kritikave të shumta që erdhën si pasojë e një harte të prezantuar Në Konventën e Turizmit në Tiranë, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Sipas tij, dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit, po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”.

“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh!”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Go to TOP