Hargreaves: Do ta monitorojmë procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri në RTK

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se do të ndjek procesin për emërimin e pasardhësit të drejtorit, për të siguruar që reforma të vazhdojë dhe të forcohet pavarësia editoriale.

Hargreaves, në një postim në Facebook, ka deklaruar se e falënderon Shkumbin Ahmetxhekaj për punën e tij si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së dhe përpjekjet e tij për reforma.

“Falënderoj Chevening Awards (FCDO) dhe Shkumbin Ahmetxhekaj për punën e tij si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së dhe përpjekjet e tij në reforma. Transmetimi i mirë i shërbimit publik varet nga tre parime thelbësore: universaliteti i qasjes; saktësia dhe paanshmëria; dhe liria nga ndërhyrja e qeverisë ose presioni politik.

Si kampionë afatgjatë të rekrutimit meritokratik në Kosovë ne do të ndjekim procesin për të emëruar nga afër pasardhësin e tij për të siguruar që reforma të vazhdojë dhe të forcohet pavarësia editoriale”, ka shkruar në Facebook, Hargreaves.

Kujtojmë se Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar sot se pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, e ka emëruar znj. Zana Spahiu në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së. /Kosova.info/

Go to TOP