Haradinaj: Tahir Sinani nderoi jo vetëm Tropojën, por mbarë kombin shqiptar

Sot në Bajram Curr të Shqipërisë është zbuluar shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani. Në ceremoninë e përurimit të kësaj shtatoreje mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Malësia e Gjakovës si vatër e atdhedashurisë rriti luftëtarë trima. Ai tha se, Tahiri me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar.

“Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, Heroi i Kombit, Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP