Haradinaj qeverisë: Mos bëni veprime në vete, pa folur me amerikanët dhe Quint-in
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria duhet të jetë më e kujdesshme kur të ndërmarrë veprime në pjesën veriore të Kosovës.
Haradinaj, duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill, ka thënë se fakti që kanë dalë vetëm disa serbë në votim nuk është pozitiv.
Duke folur tutje për shumë veprime të qeverisë në veri në vitin e fundit, Haradinaj ka thënë se duhet të ketë kujdes dhe se nuk bën të merren vendime pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“U them shpesh, mos merrni veprime në vete. Jo pa i parë të gjitha opsionet dhe pa folur me amerikanët dhe Quint-in”, shtoi ai.
