Haradinaj kujton Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj: Para jetës së tyre kishin lirinë e atdheut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij, Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj.

Haradinaj ka thënë se ata para jetës së tyre kishin lirinë e atdheut.

“Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e atdheut. Kisha nderin që me ta t’i ndaj sfidat e luftës. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP