Haradinaj kërkon nga qeveria që t’i rrisë pagat në sektorin publik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të rishikojë buxhetin.

Ai ka kërkuar që qeveria të rrisë pagat pasi sipas tij nëse qeveria vazhdon me këtë trend të pagave do të ketë ikje të shumë profesionistëve nga sektori publik e privat.

Sipas tij duhet të ketë rritje në të gjitha kategoritë dhe jo disa të veçohen.

“Qeveria ka kohë që ua ka hequr rrezikshmërinë Policisë së Kosovës. Logjika e tillë është e pakuptimtë. Deri në qershor kërkoj nga qeveria që të bëjë një plan qe buxhetin e paraparë për pagat. Pra, për të gjithë sektorin publik, jo vetëm për një kategori. Mos lejoni që buxheti të mos implementohet e pagat të mos rriten. Nëse nuk rriten pagat deri më një janar do të mbani përgjegjësi”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP